
Tur ne Itali-France-Spanj
Data e Nisjes: 19 Mars, 2012
Qëndrimi: 6 Ditë
Çmimi: 795 Euro / Person
Përshkrimi
Ne tourin tone do te njihemi me disa nga bukurit qe ofroj tre nder qytetet europiane.Italia Franca dhe Spanja do te jene qytetet qe me bukurin e tyre natyrore dhe historike do tju mirpresi te kaloni 6 dite te pa harrueshme.
Itinerari
Dita 1
Tiran Milano NicePas takimit me guiden ne aeroportin Nene Tereza ne Tiran behet check ini dhe nisja drejt qytetit te Milanos ku na presin partneret tane.Gjate rruges autobusi do te ndalet dhe do te kemi mundesin te vizitojm keshtjellen Castello Sforzesco si edhe sheshin Piaza del Castelo. Me pas duke ecur ne kembe do t'i drejtohemi sheshit historik te Duomos, ku ne pamje te pare te bie ne sy Katedralja, e cila permban me shume se 3200 statuja. Me pas do t'i drejtohemi dhe tunelit kryesor ose sic quhet ndryshe Galerina Viktor Emanueli i II. Ne fund te galerise ndodhet sheshi La Scala, nga ku shihet qarte Teatri i famshem La Scala, Bashkia e qytetit dhe ndertesa te tjera me rendesi historike dhe kulturore Udhetimi yne do te vazhdoje nga Ventimilja per ne Nice ku do te behet dhe akomodim ne hotel
Dita 2
Nice Marsej BarcelonPas mengjesit ne hotel nisemi drejt qytetit te Marsejes, i cili karakterizohet si qyteti portual me stil te vecante, ku te bien ne sy ndertesat karakteristike shumevjecare. Ndalesa e radhes do te jete prane Portit te Vjeter te qytetit. Pikerisht aty ndodhet edhe stacioni baze Funicular me ane te se cilit mund te ngjitemi drejt katedrales Notre Dame de la Garde (Bazilika e ndertuar per te ofruar mbrojtje per detaret dhe peshkataret). Ne kete pike panoramike kemi mundesi te shohim ishullin e famshme te Kontit te Monte Kristos, per te cilin vendasit krenohen. Mundesi per kohe te lire per relaks per te eksploruar qytetin ne menyre individuale, si edhe per te shijuar dreken ne nje nga restorantet buze portit,ku sugjerimet e guides tone nuk do te mungojne. Udhetimi drejt Barcelones ku do te behet dhe akomodimi ne hotel.
Dita 3
BarcelonPas mengjesti ne hotel dita jone do te filloj me viziten panoramike ne lagjen gotike dhe me te vjeter te Barcelones ku do te bie sy arkitektura e vecante e ndertesave qe datojne qe nga mesjeta disa prej te cilave deklaruar si pjese e trashegimise boterore. Ndalesa jone e pare do te jete ne parkun Guell, nje ndertim i arkitektit me te famshem te qytetit Antoni Gaudi, ne kete shesh ndodhet edhe shtepia e arkitekti. Pas kesaj ndalese, teksa pershkuajme qytetin, te bie ne sy ndertesa e famshme Casa Mila forma e se ciles ngjason me fundin e detit. Vizita vazhdon ne Sagrada Familia, katedralen e madhe te ndertuar ne stilin gotik me nje arkitekture qe dhe sot cilesohet shume moderne por qe nuk u arrit te perfundohej nga arkitekti i saj. Edhe ne ditet tona kjo katedrale eshte ende ne ndertim. Teksa vizitojme qytetin nuk do te humbasim mundsine per te pare edhe monumente te tjera te qytetit si Monumenti i Kolombos, Harku i Triumfit etj.Perfundojme viziten tone ne Sheshin Catalunia, kohe e lire per dreken e cila eshte fakultativedhe me pas akomodim ne hotel
Dita 4
BarcelonPas Mengjesit ne hotel nisim programin Barcelona Olimpike: Udhetimi ne fshatin Olimpik do te filloje ne Placa de Voluntaris (Sheshin e Vullnetareve) perballe saj qendrojne edhe dy kullat kryesore. Turi do te vazhdoje drejt Parkut te Portit Olimpik ku do te mund te shihni disa nga godinat me te vecanta, godina te vendosura ne rrugen Carrer de Rosa Sensat te ndertuara nga Arkitekti Helio de Pinon i cili ka fituar cmime te famshme ne Arkitekture fale punes se tij. Me pas do i drejtohemi Carrer de Salvador Espiru ku do te shijojme bukurite e ketij parku. Kohe ne dispozicion per dreken fakultative si dhe mbasdite e lire per shetitje individuale e me pas akomodim ne hotel
Dita 5
Barcelon Kane NicePas mengjesit ne restorantin e hotelit behemi gati per kthim drejt qyteti te Nices. Ne udhetim do te kemi mundesi per ndalesa panoramike dhe ne qytetin e Kanes, qytetet i cili mbart mbi vete vlerat e artit si dhe Teatrin e famshem te festivalit te filmit. Gjate rruges do kemi mundesi per ndalesa te shkurtra per fotografi dhe per te shijuar peisazhet panoramike Dreka do te jete fakultative dhe mberritja ne mbremje Nice Kohe e lire ne dispozicion si dhe akomodim ne hotel
Dita 6
Nice Genova TiranaPas mengjesit dhe check-out ne hotel fillojme viziten panoramike e qytetit te Nices si dhe Frances.Vizita do te filloje me Keshtjellen e cila ofron nje pamje te jashtezakoneshme te Gjirit te Engjejve dhe Qytetit te Vjeter,portit dhe do te admirojme godinat fantastike te ndertuara me stilin Gjenovez, vizita vazhdon me nje panorame te pallatit Garibaldi dhe Galerise Promenade des Arts ku ndodhen edhe Muzeu i Artit Modern, Libraria Sosno me pas nisemi drejt Montecarlos Vizite panoramike ne Monaco dhe qytetin e Montecarlos (qyteti i kazinove dhe i jahteve).Vizita do te filloje me nje pamje panoramike te Villefranche e cila eshte nje nder zonat me te bukura dhe me pas do te vazhdojme drejt qendres se qytetit ku do te kemi mundesi te vizitojme Pallatin Mbreteror,ku nderrimi i rojeve eshte nje moment shume interesant !Me pas relaksohemi dhe te pushojme ne baret dhe kohe e lire. Mblidhemi prane autobusit ku do te behet dhe nisja drejt Genovas.Program panoramik i qytetit antik te Genovas Gjate rruges do te kemi mundesi per ndalesa duke shijuar panoramat e qytetit te Genova-s ne portin antik dhe shtepine e Kolombos.Mberritja ne aeroportit internacional te Genovas Udhetimi per ne Tirane.Fundi i sherbimit tone
Përfshihen
- Vizitat Panoramike sipas programit
- Udhetimi me avion
- Akomodimi ne hotel me 4 yje me mengjes
- Asistenca jone gjate gjithe kohes
- Transfertat si ne program
- Udhetim me autobus komod
- Transport: Aeroport - Hotel - Aeroport

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...








