
Brazili
Data e Nisjes: 19 Mars, 2012
Qëndrimi: 8 Ditë
Çmimi: 2249 Euro / Person
Përshkrimi
Rio de Janeiro eshte qyteti i dyte me i madh ne Brazil mbi 5 milione banore ju uron mirseardhjen ne nje ture 8 ditor ku do te keni mundesin te vizitoni qytetin e famshem per plazhet e tij, kulturen, artin dhe sidomos per Karnavalet te cilat organizohen cdo viti. Porti i Rios eshte i rrethuar nga pamje te mrekullueshme si Sugar Loaf, mali Corcovado me statujen e Krishtit, Pyllin Tijuca ( pylli urban me i madh ne bote) ku te gjithe se bashku bejne qe ky port te jete pjese e nje prej shtate mbrekullive te botes duke marre me te drejte emrin:Qyteti i mrekullueshem
Itinerari
Dita 1
Tiran RomePas takimit me guiden tone dhe prezantimit me programin, nisja nga Aeoroporti i Rinasit me kompanine Alitalia me tranzit ne Aeroportin e Romes. Qendrimi tranzit ne Rome dhe me pas nisja direkt per ne Rio de Janeiro. Akomodimi dhe darka ne Bord.
Dita 2
Rio De JaneiroMberritja ne Aeroportin e Rio de Janeiros heret ne mengjes dhe pritja atje nga partneret tane. Pas akomodimit ne hotel do te nisemi me autobuzin komod drejt monumentit me te famshem te Rios Statujes se Krishtit, nje nga shtate mrekullite e reja te botes. Ndalesa jone e pare do te jete tek qendra Cosmo Vehlo Station ku aty do te marrim trenin me avull drejt pyllit Tijuca per tju afruar Malit Corcovado (ndryshe i njohur si mali i cili mban mbi shpatulla statujen e Jezu Krishtit) .I gjithe udhetimi me tren zgjat 20 minuta ku gjate rruges do kemi mundesine qe te shijojme pamjet e mrekullueshme te pyllit, plazheve dhe qytetit. Pas udhetimit me tren ecim ne kembe drejt simbolit me te rendesishem te Brazilit, Statujes se Krishtit (Kjo statuje daton qe ne shekullin e 19-te e cila, ndodhet 710 m mbi nivelin e detit dhe eshte 30 metra e gjate. Krishti me krahe te hapur simbolizon besimin dhe shpresen). Nga kjo lartesi kemi mundesi te shijojme pamje te tilla si: Zonat veriore dhe jugore, Sugar Loaf, Jockey Club, Aeroportin Nderkombetar, Stadiumin Maracana (stadiumi me i madh ne Brazil dhe ne Ameriken Jugore) si dhe Pyllin Tijuca(pylli urban me i madh ne Brazil dhe i treti me i madh ne bote) .Ky eshte vendi ideal, i cili na ben te ndihemi mes qiellit dhe tokes. Mundesi per te dreken e cila eshte fakultative. Pasdite kohe e lire per te eksplouar qytetin ne menyre individuale. Akomodimi ne Hotel.
Dita 3
Bukurit qe ofron qyteti i mberkullivePas mengjesit te kendeshem ne ambientet e hotelit ne shoqerine e guides tone, vizita e rradhes do te jete Sugar Loaf, nje nga atraksionet me te famshme te Rios dhe te mbare Botes, i cila ka mirepritur deri tani 37 milione persona nga e mbare bota qe nga viti 1912 ku u vu ne sherbim per here te pare.Rrugetimi yne do te kryhet nepermjet dy teleferikeve te cilet do te na shoqerojne deri tek Sugar Loaf ( I njohur ndryshe si Mali i Sheqerte, emri i te cilit i referohet formes tradicionale te copes se sheqerit).Ndalesa e pare do jete nga Praia Vermelha(Plazhi i kuq) tek Moro da Urca, ne nje lartesi prej 220 m mbi nivelin e detit, ku do kemi mundesi qe ne kete pllaje te shohim Amfiteatrin, dyqanet dhe restorantet e shumta. Ndalesa jone e dyte perfundon udhetimin tek Sugar Loaf (i ndodhur 396 metra mbi nivelin e detit). Kjo eshte lartesia ideale per te ndjere Rion si ne pellembe te dores.Rrugetimi per secilen ndalese zgjat 3 minuta. Kohe ne dispozicion per dreken e cila eshte fakultative. Pasdite e lire. Akomodimi ne Hotel.
Dita 4
Rio TurPas mengjesit ne Hotel pregatitemi per nje udhetim shume te kendshem me anije per te pare me nga afer atraksionet e Rios.Gjate ketij udhetimi do jemi nen tingujt e muzikes latine, pijeve ekzotike dhe atmosferes fantastike perreth nen ngrohtesine e rrezeve te diellit. Kohe e lire per plazh. Akomodomi ne Hotel.
Dita 5
Rio -PlazhTour Opsional Extra Pagese - Botanical Garden Pas mengjesit ne resorantin e hotelit, vizita e rradhes do jete Kopshti Botanik, ndertuar qe ne vitin 1817 nga mbreti D.Joao IV, i cili solli ne nje vend te vetem rreth 5000 bime te ndryshme, te mbledhura nga e mbare bota. Gjate rruges nuk do leme pa vene re palmat perandorake , zambaket e ujit, bimet japoneze si dhe 500 lloje te ndryshme orkidesh.Ky oaz i blerte eshte vendi ideal per tu relaksuar nen tingujt e mrekullueshem qe ofrojne zerat e natyres. Mundesi per dreken fakultative. Kohe e lire per plazh. Akomodimi ne Hotel.
Dita 6
Samba ShowTour Opsional Extra Pagese - Samba Show Pas mengjesit ne Hotel, pregatitemi per nje dite relaksuese ne plazhin e Copacabanes, nje nga plazhet me te famshme te botes. Perveē relaksit do kemi mundesine te shpenzojme kohe per Shopping ne qendrat tregtare afer plazhit. Pasdite e lire.Ne darke do pregatitemi per nje mbremje te paharrueshme me perfomancen e shkelqyer te Samba Show nen tingujt e mrekullueshem te saj.Muzika Samba eshte perfaqesuesja me e gjalle e shpirtit te karnavaleve e cila performohet nga kercimtare te shkollave te Sambes.Shfaqje e cila nuk mund te perjetohet ne asnje vend te botes ashtu sic mund te perjetohet ne Brazil! Akomodimi ne Hotel.
Dita 7
Rio-RomePas mengjesit ne ambientet e hotelit do ti drejtohemi Aeroportit Nderkombetar te Rios. Akomodimi dhe darka ne Bord. Qendrimi tranzit ne Aeroportin e Romes.
Dita 8
Rome- TiranPas tranzitit ne Rome behet nisja drejt aeroportit te Nene Terezes ne Tirane.Mberritje ne Tiran dhe fund i sherbimit tone.
Përfshihen
- Transport: Aeroport - Hotel - Aeroport
- Vizitat Panoramike sipas programit
- Akomodimi ne hotel me 4 yje me mengjes
- Udhetimi me avion
- Transfertat si ne program
- Guide profesionale Lokale
- Guide Shqiptare
- Asistenca jone gjate gjithe kohes
- Viza Braziljane e perfshire
Nuk Perfshihen
- Nuk perfshihet cdo gje qe nuk eshte shenuar

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...






